"Rastësia Qëllimi i Zotit", filmi me autore Etleva Kupsit do të jetë pjesë e Toronto International Women Film Festival në Kanada, një organizim që vlerëson punët e kineasteve nga e gjithë bota.
Filmi rreth 50 minuta i gjatë përmbledh 5 histori të bazuara në ngjarje të vërteta, duke i dhënë një shuplakë të fortë shoqërisë patriakale shqiptare.
“Realiteti shqiptar ka vërtetë pika që duhet të ceken. Këto janë ndër të paktat që janë fenomene në Shqipëri."
Ngritja në artë e historive të jetuara dhe me protagonistë realë nuk ka qenë e lehtë për regjisorin dhe aktoren kryesore.
"Ndodhem në 4 histori dhe ndodhem në rastësisht.”- thotë Fjorela Forde aktore efilmit
“Jo dhe i vështirë por pak emocionues sepse është i bazuar e gjitha në histori të vërtetë.”- shprehet Altin Sulaj.
Filmi i shfaqur fillimisht për ardashësin shqiptar sipas producentes do të marrë pjesë edhe në disa festivale të tjera ndërkombëtare.