Baza e adhuruesve të filmave të animuar në botë është mjaft e madhe dhe një prej projekteve më të pëlqyera të këtij zhanri konsiderohet edhe filmi “Hotel Transylvania”.
Ngjarja zhvillohet rreth një shpikjeje të re misterioze të Van Helsing, e cila bën që Dracula dhe miqtë e tij përbindësha të kthehen në qenie njerëzore, derisa Johnny shndërrohet në përbindësh.
Tani Dracula, i cili ka mbetur pa superfuqi, së bashku me grupin e tij duhet të udhëtojnë anembanë botës për ta gjetur një kurë, e cila i rikthen në gjendjen normale.
Problemet bëhen më të mëdha pasi ata janë në luftë me kohën, por edhe me njëri-tjetrin.
Studioja “Sony Pictures Animation” së fundi i lansoi pamjet e para të vazhdimit të katërt të këtij projekti, që e mban titullin “Hotel Transylvania: Transformania”. Filmi vjen me regji të Jennifer Kluskas dhe Derek Drymonit, kurse zërat për personazhet kryesore i huazojnë yjet e njohur të Hollywoodit, si: Andy Samberg, Selena Gomez, Kathryn Hahn, Steve Buscemi, David Spade, Keegan-Michael Key dhe Brian Hull, i cili e zëvendëson aktorin Adam Sandler në huazimin e zërit për kryepersonazhin, Dracula.
“Hotel Transylvania: Tarnsformania” do të fillojë së shfaquri nëpër kinematë e Amerikës Veriore më 23 korrik.