Aktori i emisionit “Ich bin Albaner”, Florim Alija ka arritur një ngritje të madhe në karrierën e tij.
Aktori Alija është bërë pjesë e filmit të Hollywoodit “John Wick 4”.
Ai do të luajë përkrah aktorit të famshëm Keanu Reeves.
Xhirimet e këtij filmi po zhvillohen në Berlin dhe aktori nga Kosova është pjesë e aktorëve të këtij filmi.
Në një prononcim, ai ka thënë se është nder dhe privilegj që të jetë pjesë e këtij filmi.
“Jam pjesë e shumë projekteve filmike në Gjermani, por kjo e fundit ëshë një nder arritjet e mia më të mëdha“ ka thënë aktori Alija.
Ndryshe, aktori Alija është pjesë e serialit “Ich bin albaner”, që transmetohet në një nga televizionet tona, por që realizohet në Gjermani nga producenti dhe aktori, Kreshnik Ibrahimi.