Fansat e filmit klasik horror “Scream” kanë shansin ta vizitojnë shtëpinë në Kaliforninë Veriore ku u xhirua ky film.
Ata mund të qëndrojnë atje nga një natë. Qëllimi i kësaj vizite është shënimi i 25 vjetorit të lansimit të tij si dhe kremtimi për lansimin e vazhdimësisë së tij që do të lansohet vitin e ardhshëm.
Mysafirët që vendosin të kalojnë një natë në këtë shtëpi, do të përshëndeten në mënyrë virtuale nga ylli i filmit “Scream”, David Arquette, i cili luan rolin e Sheriff Dewey Riley.
Ata do të përgjigjen në telefonatat të cilat përfshihen në film, të ndjekin maratonën e filmit “Scream”, të hanë ushqime të viteve të 90-ta, si kokoshka dhe produkte Reddi-whip, si dhe të eksplorojnë shtëpinë e cila për ta ofron skena rrënqethëse.
Mysafirët duhet të rezervojnë për të qëndruar një natë në shtëpinë e horroreve, “Scream”, e kjo do të bëhet në javën e hallouinit, për datat 27, 28 dhe 29 tetor 2021.
Për qëndrim në ktë shtëpi duhet paguar, e pagesa për një person për një natë është 5 dollarë. Rezervimi ka filluar prej dje në faqen e internetit Airbnb.