Qendra Kinematografike e Kosovës ka shpallur skenarin e Korab Lecaj si fitues në kategorinë e debutantëve.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Lecaj, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Skenari im për film të metrazhit të gjatë, “Shtëpia e babës” është shpallur fitues në Qendrën Kinematografike të Kosovës, në kategorinë e debutantëve”, ka shkruar ai.
Ekipit të këtij projekti tashmë i janë bashkangjitur Enis Limani, Valon Bujupi si producent i filmit dhe Latif Hasoi si drejtor i fotografisë.