Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se është shtyrë data e publikimit të filmit ” Morbius”.
Sipas tyre filmi do të lancohet më 1 prill për shkak të rritjes së rasteve të variantit Omicron.
Filmi flet për një mjek ,Michael Morbius (Jared Leto) i cili vuan nga një çrregullim i rrallë i gjakut.
Duke marrë masa drastike dhe të rrezikshme me shpresën për të kuruar veten, ai përfundimisht shndërrohet në një vampir.
Pjesë e kastit janë aktorët: Matt Smith, Adria Arjona dhe Al Madrigal