“Zgjoi” nuk arrin të nominohet për Oscars

Filma

“Zgjoi” nuk arrin të nominohet për Oscars

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 14:46
Yllka Gashi

“Zgjoi” nuk arriti dot të nominohet për Oscars.

Filmi  me regji të Blerta Basholli, nuk hyri në kategorinë e “Filmit më të mirë ndërkombëtar”.

Në këtë film që ka fituar çmimet kryesore në “Sundance”, luajnë Yllka Gashi, në rol kryesor dhe aktorët Çun Lajçi, Aurita Agushi, Kumrije Hoxha, Adriana Matoshi, Kaona Sylejmani, Ilir Prapashtica, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Xhejlane Terbunja, Shkëlqim Islami dhe Astrit Kabashi.

Përkundër hyrjes në listën e 15 filmave më të mirë me prodhime kinematografike nga shtete si Finlanda, Austria, Belgjika, Japonia, Italia, Irani, islanda, Gjermania, Norvegjia, Meksika, Panama, Spanja e Danimarka juria nuk e ka përfshirë në listën e ngushtë të edicionit të 94-të të ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

Filmat e përzgjedhur janë: “Drive my car”, “Flee”, “The hand of God”, “Lunana: A yak in the classroom” dhe “The worst person in the world”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat