Të shtunën në Nju Jork shfaqet filmi shqiptaro-amerikan "The Spark", "Shkëndia" me producent dhe aktor Erand Sojlin.
Filmi rrëfen historinë e një oficeri të policisë shqiptare që lufton korrupsionin dhe përpiqet të çojë para drejtësisë politikanë dhe njerëz me pushtet dhe para.
Kjo e vë protagonistin në shënjestër të kërcënimeve, çka e detyron atë të largohet nga Shqipëria. Zëri i Amerikës intervistoi producentin Sojli, i cili foli nga Nju Jorku.