​Spielberg: Nuk kam pasur kurrë kurajën të tregoj historinë time

Filma

​Spielberg: Nuk kam pasur kurrë kurajën të tregoj historinë time

Më: 11 janar 2023 Në ora: 19:52
Steven Spielberg

Regjisori, shkrimtari dhe producenti amerikan, Steven Spielberg tha se ai nuk ka pasur kurrë guximin për të treguar historinë e tij, të sjellë filmin e tij të ri, autobiografinë, “The Fabelmans”, por është i lumtur që më në fund e ka bërë atë.

Regjisori, fitues i shumë çmimeve tha se ai e kishte treguar historinë e tij pjesë-pjesë gjatë gjithë karrierës së tij të gjatë.

Në filmin, ku interpretojnë Gabriel LaBelle, Paul Dano dhe Michelle Williams, Spielberg fitoi çmimin për regjinë më të mirë në çmimet e “Golden Globe”, të martën në mbrëmje.

Më vonë, ai mori një nga çmimet kryesore të mbrëmjes: “Filmi më i mirë, dramë”.

“Unë i jam fshehur kësaj historie që kur isha 17 vjeç. E tregova këtë histori pjesë-pjesë gjatë gjithë karrierës sime, por kurrë nuk pata guximin ta tregoj historinë”, tha Spielberg.

Fakti që të gjithë më shohin mua si një histori suksesi, dhe të gjithë na shohin të gjithëve ashtu siç na perceptojnë – bazuar në mënyrën se si e marrin informacionin …Por askush nuk e di se kush jemi ne derisa të bëhemi mjaft të guximshëm për t’u treguar të gjithëve se kush jemi, dhe kalova shumë kohë duke u përpjekur të kuptoj se kur mund ta tregoja atë histori”, shtoi ai.

E kuptova kur isha 74 vjeç. Kështu që jam shumë i lumtur që e bëra. Faleminderit, Hollywood Foreign Press për këtë nder”, tha Spielberg. /atsh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat