Aktori me origjinë nga Kosova, Granit Rushit mbrëmë ka fituar çmimin e parë në festivalin vjetor të filmit për vitin 2022 në Suedi.
Kështu ka informuar ambasadorja e Kosovës në Suedi, Shkendije Geci-Sherifi, sipas së cilës, Rushiti ka arritur të fitojë çmimin mes shumë aktorësh suedezë dhe ndërkombëtarë.
Rushiti ka fituar çmimin e parë me rolin kryesor në filmin ”Unë jam Zlatan”.
Guldbaggen është çmim suedez i filmit, i cili ndahet çdo vit në Gala Guldbagge nga Instituti Suedez i Filmit "për kontributet e jashtëzakonshme në filmin suedez gjatë vitit të kaluar".