Fotot e pabesueshme nga prapaskenat e xhirimeve të Titanikut janë shfaqen 27 vite më vonë.
Pamjet që nuk janë parë kurrë më parë janë realizuar nga një anëtar i panjohur i kastit të filmit të suksesshëm të James Cameron gjatë xhirimeve në Meksikë në vitin 1996.
Imazhet amatore përfshijnë Leonardo DiCaprio dhe Kate Winslet duke u relaksuar gjatë një kohe të shkurtër nga personazhet e tyre të famshëm Jack dhe Rose. Winslet, e cila atëherë ishte vetëm 21-vjeçe, shihet e veshur me jelekun e bardhë të shpëtimit që personazhi i saj veshi përpara se të zhytej në Atlantikun e ngrirë në fund të filmit.
Filmi, i cili u publikua me një vlerësim të madh në fund të vitit 1997, tregoi historinë e fundosjes së Titanikut në prill të vitit 1912.
Fotot janë bërë në qytetin kufitar meksikan të Rosarito, ku një version i plotë i Titanikut ishte ndërtuar për xhirimet.
Imazhet e tjera tregojnë disa nga aktorët e filmit duke fjetur në xhirime gjatë një pushimi dhe të tjerët duke veshur kostume në një dhomë gjigande të zhveshjes.
Gjithsej janë 44 foto në arkiv. Ato u blenë disa vite më parë nga një koleksionist britanik dhe tani po dalin në shitje në Henry Aldridge & Son of Devizes, Wiltshire. Fotot dalin në shitje më 11 nëntor.