Në edicionin e 81-të të Festivalit të Filmit në Venecia u shfaq një film i ri i regjisorit Justin Kurzel i quajtur “The Order”.
Është një film i bazuar në librin “The Silent Brotherhood” nga Kevin Flynn dhe Gary Gerhardt.
Ky projekt sillet rreth një agjenti të FBI-së (Jude Law) i cili po ndjek një grup supremacist, të njohur si “The Order”, i cili ishte aktiv në Shtetet e Bashkuara në vitet 1980.
Në të luajnë Jude Law, Nicholas Hoult, Tye Sheridan, Jurnee Smollett dhe Marc Maron.
“Në vitin 1983, një agjent i FBI-së me bazë në Idaho vëren një model në grabitjet e fundit të bankave, operacionet e falsifikimit dhe vjedhjet e makinave të blinduara. Ai përpiqet të provojë se kjo nuk është vepër e një njësie tradicionale të krimit të organizuar, por një grup radikal me liderin karizmatik Bob Matheës (Nicholas Hoult), thuhet në një përmbledhje të filmit.
“The Order” mori një ovacion të madh nga publiku në festival që zgjati gati dhjetë minuta.
Law dhe Hoult patën një praktikë të pazakontë gjatë realizimit të filmit për ta bërë sa më të besueshëm rivalitetin e tyre në ekran.
Gjegjësisht, aktorët në jetën reale, gjatë pushimeve nga xhirimet, nuk flisnin fare me njëri-tjetrin për të ruajtur tensionin në film.
Kurzel gjithashtu zbuloi gjatë konferencës për shtyp se Law ishte udhëzuar të përndiqte Hoult për një ditë pa e ditur ai se po ndodhte. Ai ia doli. Duket se vendimi i tyre dha rezultat, pasi filmi aktualisht po merr, përveç ovacioneve, edhe vlerësime të shumta nga kritika.