Shkodra mirepret edicionin e tretë të “festivalit të filmit të pavarur Idromeno”.
Një festival, i cili vjen në këtë edicion me një sërë risish, por edhe me pjesmarrjen e autorëve nga jashtë vendit, të cilët janë bërë pjesë e festës së filmit në kryeqendrën e veriut.
Për organizatorët, edicioni i këtij viti premton surpriza.
“Ne tani jemi patent ndërkomëtare. Do të kemi të ftuar nga e gjithë bota.premtojmë një festival të jashtëzakonshëm. Nisi si një aventurë e vogël mes miqsh, tani jemi patentë.”, tha Sonela Pirani, organizatore.
Nga data 5 deri në 11 Tetor, të gjithë të apasionuarit pas filmave do të kenë mundësi të ndjekin ne Kinema Republika, zhanre të ndryshme të filmave pjesë e këtij festivali, i cili ka mbledhur rreth vetes autore vendas, nga rajoni dhe Europa.