Në Selanik zhvillohet edicioni i 65-të i Festovalit Rajonal të Filmit dhe Shqipëria përfaqësohet me filmin e regjisorit Florenc Papas që na sjell në vëmendje vitin e mbrashtë, ‘97.
“Luna Park” ka në qendër një nënë single, Mira që interpretohet nga Adriana Matoshi dhe djalin e saj Toni, interpretuar nga Orion Jolldashi.
Mes vështirësive ekonomike dhe firmave piramidale, Mira nis një lidhje me drejtorin e njërës prej këtyre firmave që interpretohet nga Nik Xhelilaj.
Të gjithë e njohim kaosin e 97-ës dhe e vetmja dritare shprese mes dramave, bëhet një “Luna Park”.
“Luna Park” ka pikërisht sot prezantimin në Selanik dhe i urojmë shumë suksese!