Gjithçka që dimë për sezonin e tretë të Squid Game

Filma

Gjithçka që dimë për sezonin e tretë të Squid Game

Më: 3 janar 2025 Në ora: 08:19
Squid Game

Platformës Netflix iu deshën tre vjet për të publikuar sezonin e dytë të serialit megahit korean “Squid Game”.

Megjithatë, sezonet dy dhe tre u filmuan njëkohësisht, që do të thotë se do të presim më pak pas sezonit të dytë i cili doli më 26 dhjetor, shkruan Business Insider.

Netflix njoftoi në korrik 2024 se sezoni i tretë i cili do të shfaqet premierë në vitin 2025, do të jetë i fundit.

Sezoni i tretë do të ndjekë kryqëzatën e Seong Gi-hun kundër organizatës sekrete që po manipulon njerëz me borxhe të mëdha për të konkurruar në lojëra vdekjeprurëse për para.

Sezoni i tretë me shumë gjasa do të jetë vazhdim direkt i ngjarjeve nga sezoni i dytë

Për ju që tashmë e keni parë, sezoni i dytë i Squid Game përfundoi me një tragjedi, ku ushtarët e lojërave mposhtën rebelimin e personazhit kryesor Gi-hun kundër operuesve të lojërave.

Gi-hun i cili ka rihyrë në lojërat vdekjeprurëse, ka bindur disa prej lojtarëve pjesëmarrës që të organizojnë një rebelim kundër udhëheqësve të lojës, duke vjedhur armët e ushtarëve të kuq dhe të sulmojnë qendrën e komandës.

Ky plan prishen nga i infiltruari, apo front-mani In-ho i cili si për befasi iu bashkua lojërave si lojtari 001 për të spiunuar Gi-hunin.

In-ho ndan rebelët, duke i bërë më të lehtë për t’i mposhtur ata dhe falsifikon vdekjen e tij. Pasi rojet e tij shtypin kryengritjen, In-ho, duke fshehur identitetin e tij pas një maske, vret mikun më të mirë të Gi-hun pikërisht përballë Gi-hun.

Jashtë lojërave, Gi-hun rekrutoi një grup njerëzish për të ndihmuar në gjetjen e ishullit të lojës. Përfundimi i sezonit tregon se ata kanë edhe një tradhtar mes tyre – Captain Park, një peshkatar që zotëron varkën që ekipi po përdor për të gjetur ishullin.

Krijuesi i “Squid Game” Hwang Dong-hyuk tha për Entertainment Weekly në dhjetor se sezonet dy dhe tre u shkruan si një tregim i vetëm, por u ndanë në dy sezone për të akomoduar të gjitha episodet.

Meqenëse lojërat nuk përfunduan deri në fund të sezonit të dytë, sezoni i tretë do të tregojë gjysmën e dytë të të njëjtit kompeticion. Gi-hun dhe aleatët e tij gjithashtu ka të ngjarë të kenë përpjekjen e tyre të fundit për të shkatërruar lojërat.

Një nga lojërat e reja do të bazohet në një kukull tjetër rrëqethëse

Loja më e njohur në sezonin e parë të “Squid Game” ishte “Drita e Kuqe, Drita e Gjelbër”, në të cilën lojtarët garojnë në vijën e finishit pa u dalluar nga një kukull rrëqethëse gjigante.

Kukulla u bazua në personazhin Young-he, një personazh nga tekstet e vjetra shkollore në Korenë e Jugut.

Në qershor 2022, Hwang tha në një deklaratë seriali do të prezantojë personazhin Cheol-su, një personazh që njihet si mik i Young-hee.

Të dy kukullat gjigante u shfaqën në një sekuencë të shkurtër në finalen e sezonit të dytë. Skena siç duket na jep një informacion për lojërat e ardhshme në sezonin e tret, por ende nuk është bërë e qartë.

Sezoni i tretë do të jetë sezoni i fundit i Squid Game

Gjatë muajit dhjetor, Hwant tha për Entertainment Weekly se vendosi që të përfundojë serialin pas sezonit të tretë, sepse historia që ai është “i aftë të tregojë përmes Gi-hun”, përfundon aty.

Përveç tjerash ai pati deklaruar për Variety se ishte “lodhur” duke e bërë këtë serial.

Meqenëse Netflix zotëron të drejtat për “Squid Game”, mund të krijojë më shumë spin-off pa përfshirjen e Hwang. Platforma tashmë ka një reality show, “Squid Game: The Challenge” dhe videolojën “Squid Game: Unleashed”.

Deadline raportoi në tetor, duke cituar burime të paidentifikuara, se një version në gjuhën angleze i “Squid Game” ishte propozuar si ide dhe se David Fincher mund të punësohej për të zhvilluar serialin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat