Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se mbrëmë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në festivalin Award Ceremony në Berlin.
Në fotografi shihen edhe drejtorja e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri dhe artisti Alban Muja i cili merr pjesë në Berlinale me filmin e tij.
Ajeti, në një postim në Instagram, bëri të ditur se në këtë festival merr pjesë edhe filmi i Alban Muja, “Mua besojë më shpëtoi portreti“.
“Mbrëmë në Award Ceremony në #Berlinale me Kryeministrin Kurti, Drejtoren e Qendrës Kinematografike të Kosovës Blerta Zeqiri dhe Alban Muja artistin tonë të njohur, filmi i të cilit “Mua besojë më shpëtoi portreti“ është pjesë e këtij festivali.
#berlinale2025 #berlinale2025edition”, ka shkruar Ajeti.