Fansat e “Shrek” revoltohen ndaj stilit të ri të animacionit në filmin e pestë

Filma

Fansat e “Shrek” revoltohen ndaj stilit të ri të animacionit në filmin e pestë

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 22:05
Shrek

Publikimi i parë i teaser-it për “Shrek 5” ka shkaktuar debat mes fansave, të cilët kritikojnë ndryshimet në dizajnin e personazheve, veçanërisht të Shrekut. Shumë prej tyre vërejnë se ai duket i modifikuar, me buzë më të plota dhe fytyrë të ngritur, duke e krahasuar me polemikën e Sonic në 2019.

Në klip, Shrek dhe Gomari shfaqen duke parë veten në pasqyrë, ndërsa Pasqyra Magjike e cilëson Shrekun “më të bukurin nga të gjithë”, duke treguar një version më të tonifikuar të tij.

Trailer-i konfirmon rikthimin e aktorëve Mike Myers, Eddie Murphy dhe Cameron Diaz, ndërsa Zendaya do të japë zërin për vajzën adoleshente të Shrekut dhe Fionës.

Pavarësisht kritikave, “Shrek 5” pritet të dalë në dhjetor 2026, si filmi i parë kryesor i ekskluzivitetit pas 14 vitesh. Franciza, e bazuar në librin e William Steig, ka qenë një sukses i madh që nga debutimi i saj në 2001, duke fituar mbi 2.9 miliardë dollarë globalisht.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat