Egnatia ditën e nesërme do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Dinamon në kuadër të javës së parafundit të Superiores. Sfidë kjo që starton në orën 16:00 në “Elbasan Arena”.
Për këtë përballje ka folur në konferencën për shtyp Edlir Tetova.
Timonieri i rrogozhinasve ndër të tjera dha mendimin e tij edhe për finalen e Kupës së Shqipërisë.
“Finalja e Kupës- Përtej asaj që bën Kukësi në kampionat, mendoj se është një ekip dinjitoz për finalen.
Nuk ka skuadër të lehtë, mendoj që do jetë e vështirë si një finale që është.
Shpresoj që edhe këtë vit ta kurorëzojmë me sukses Kupën.
Ndeshja me Dinamon- Na kthehen të gjithë lojtarët e dëmtuar dhe të skualifikuar, do jetë një ndeshje me intensitet dhe të fitojë më i mirë. Kthehen lojtarët dhe do të kemi më shumë mundësi përzgjedhje.
Do të fokusohemi te ndeshja pa kthyer kokën pas”, u shpreh Tetova.