Hamilton piloti më i paguar, Verstappen e Leclerc jashtë podiumit!
Leëis Hamilton është piloti më i paguar në Formula 1. Kjo është një gjë normale, duke parë se britaniku është 7 herë kampion i botës në këtë sport, duke triumfuar edhe në këtë sezon të vështirë prej koronavirus.
Piloti i Mercedes arkëton 47 milionë euro në sezon, duke lënë pas Sebastian Vettel me Ferrari, që paguhet 35 milionë euro në sezon.

Surprizë emri i pilotit të tretë më të paguar: Daniel Ricciardo me Renault, 20 milionë euro.
Pas tyre klasifikohet Max Verstappen me Red Bull, që paguhet 16 milionë euro, ndërsa Charles Leclerc (Ferrari) e Valtteri Bottas (Mercedes), paguhen nga 9 milionë euro.