Në prag të garës së Bahrein në Formula 1, që zhvillohet këtë fundjavë, drejtori sportiv i Mercedes, Toto Wolff, ka deklaruar se piloti holandez Max Verstappen nuk është një opsion për të pilotuar makinën gjermane në të ardhmen.
Sipas tij, ardhja e holandezit nuk do të ishte një gjë e mirë për Mercedes, sidomos për punën në skuadër.
“Max nuk është një opsion i mirë për Mercedes.
Ardhja e tij këtu dhe krijimi i një rivaliteti brenda skuadrës me Lewis do të ishin të dëmshme për makinën tonë.
Do të përsëritej e njëjta situatë si mes Hamilton dhe Rosberg, që shkatërruan harmoninë brenda skuadrës. Për fat të mirë, me Valtterin nuk kemi të tilla probleme”, tha Wolff,