Valentino Rossi, sezonin e ri të MotoGP do të garojë me motorin Yamaha Petronas, motori satelit i Yamaha.
“Ashtu si çdo ndeshje që ka dy pjesë, apo një film që ka dy pjesë edhe karriera ime ka dy pjesë.
Tashmë për mua nis pjesa e dytë e karrierës time”, u shpreh Valentino Rossi.
“Ishte një pjesë e parë e mirë, por që nuk u mbyll ashtu si duhet. Tashmë kam shansin që të rikuperoj atë moment të humbur.
Fillimi i kësaj aventure të re nuk ka për të qenë i lehtë por as i vështirë. Kam përvojën e duhur për ta përballuar”, tha Rossi.