Duke nisur nga viti i ardhshëm, Formula 1 do të ketë një tjetër Shumacher. Bëhet fjalë për Mik, djalin e legjendës Michael, që prej vitesh vuan dëmtimet e rënda pas aksidentit me ski.
I ushqyer me pasionin për këtë sport nga babai i tij shtatë herë kampion i Botës, 21-vjeçari kishte marrë trashëgiminë prej kohësh, duke treguar të gjithë talentin e tij.
Me prezencën e Mik në Formula 1, mbiemri legjendar i familjes Shumacher kthehet në cirkus pas thuajse një dekade.
Gjermani do të debutojë me ekipin e ri në fundjavën e fundit të Botërorit 2020, ku do të drejtojë njëvendëshen në sesionin e parë të provave të lira në Abu Dhabi.
Michael Schumacher i cili në Formula 1 ka fituar 7 kampionate, u plagos rëndë më 29 dhjetor 2013 përderisa skijonte në alpet e Francës. Pjesa më e madhe e trupit të pilotit 51-vjeçar u paralizua, ndërsa procesi i rehabilitimit vazhdon që nga shtatori i vitit 2014 në shtëpinë e tij në Zvicër.