Befasi në garën e parafundit të Formula 1. Në Bahrein në cirkuitin e Sakhir triumfoi në mënyrë surprizuese Valteri Bottas.
Fitorja e parë në Botëror për pilotin meksikan të Racing Point, i cili shfrytëzoi një gafë të Mercedes me talentin George Russell.
22-vjeçari po zëvendëson kampionin Hamilton e infektuar me Covid-19. Russell po dominonte garën e Sakhir, por mekanikët gabuan gjatë momentit që ndodhej në bokse. Anglezit iu montuan gomat e Valtteri Bottas dhe iu desh të kthehej përsëri në bokse.
Russell e mbylli në vend të nëntë, por tregoi aftësi fantastike në makinën e njohur gjermane. Podi u kompletua nga Esteban Ocon i Renault në vend të dytë dhe kanadezi Lance Stroll i Racing Point u rendit i treti. Tjetër zhgënjim i makinave Ferrari.