Ish shoferi Toto Wolff, ka zbuluar se ylli i Mercedes, Lewis Hamilton mund të rikthehet në garën e ardhshme.
Hamilton doli pozitiv me COVID-19, gjë që bëri të humb garën e kaluar në Bahrain.
Sidoqoftë, Wolff që ka 30 për qind të aksioneve të Mercedesit ka besimin se sot ose nesër Hamilton do dal negativ dhe të rikthehet për garën e radhës.
“Mendoj se është në rrugën e duhur. Nëse doktori ka të drejtë, ai mund të dal në test negativ të enjten ose të premten”, tha ai.
Mbetet të shihet nëse shtatë herë kampioni i Botës do rikthehet për garën që zhvillohet në Abu Dabi.