Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, nuk e ka më të garantuar rinovimin e kontratës me Mercedes, kontratë e cila skadon më 31 dhjetor.
Piloti britanik kërkon 40 milionë dollarë në sezon, ndërkohë që makina gjermane kërkon të ulë shpenzimet.
Kjo shumë e lartë dhe paraqitja e mirë e Xhorxh Rassellit, që konfirmoi se me atë makinë mund të triumfojë edhe ai, ka bërë që Mercedesi të hedhë sytë nga talenti i ri.
Sipas mediave britanike Mercedes tani mendon më shumë për Rasellin, se sa për Hamiltonin.