Verstappen siguron pole position në Abu Dhabi. Zhgënjen Ferrari!
Max Verstappen ka fituar pole position në garën e fundit të F1 në cirkuitin e Abu Dhabi-t.
Holandezi ka realizuar kohën më të mirë (1’35″246) me një xhiro të fundit super.
Pas tij janë renditur Bottas dhe Hamilton. Leclerc i teti, ndërsa Vettel nuk është kualifikuar për Q3.
Ajo e Abu Dhabi-t do të jetë gara e fundit e gjermanit me “Kokëkuqen”.