Edhe pas largimit nga Ferrari, Sebastian Vettel dëshiron të lërë një kujtim të mirë.
Kokorja e përdorur nga piloti gjerman në garat e Turqisë dhe Bahrein të Formula 1 këtë vit, është shitur në ankand.
Në këto dy gara, Vettel ka përdorur një kokore të veçantë, me temën dedikuar diversitetit.
Ankandi është zhvilluar on-line më datat 3-13 dhjetor dhe kokorja është shitur për shumën 225 mijë euro.
Kjo shumë do të shkojë për bamirësi për dy organizata që ndihmojnë fëmijët në Afrikë: “Children a Chance” (në Uganda) dhe “Des sourires pour le Togo (në Togo).