Piloti spanjoll Carlos Sainz do të jetë piloti i ardhshëm i Ferrarit, ku sezonin e ardhshëm do të zërë vendin e Sebastian vettel.
26-vjeçari ka qenë në Maranello, ku ka vizituar fabrikën dhe ka bërë provën e sediljes, i shoqëruar nga drejtori sportiv Mattia Binotto dhe shoku i tij i skuadrës Charles Leclerc.
“Kjo është dita ime e parë te Ferrari, një ditë special, që nuk do ta harroj kurrë.
Jam i motivuar dhe gati për këtë sfidë të re.
Nga janari do të jem 100% në dispozicion të makinës së re, për të ndihmuar “kokëkuqen” të ecë përpara”, tha Carlos Sainz, që këtë vit pilotoi McLaren në botërorin e Formula 1.