Alonso me këmbë në tokë: Vitin e ardhshëm synoj podiumin, jo titullin!
Pas dy vitesh pushim, Fernando Alonso do të rikthehet në pistë vitin e ardhshëm. Ai do të pilotojë makinën franceze Renault, që sezonin e ri do të quhet Alpine.
Dy herë kampioni i botës në Formula 1, tha: “Edhe vitin e ardhshëm do të vijojë dominimi i Mercedes, ndërsa për ne do të jetë një mundësi e mirë për t’u integruar dhe për t’u njohur më mirë”.
“Ambicja më e madhe që kam por vitin 2021 është podiumi, të duelojmë për podiumin.
Ndërsa në vitin 2022 synoj fitoren dhe të jem në formën më të mirë”, u shpreh piloti spanjoll Fernando Alonso.