Në Moto Grand Prix, 2020-ta ishte viti i surprizave të mëdha.
Botërori nisi me dëmtimin e rëndë të Marc Marquez që në garën hapëse, me kampionin në fuqi të Botës dhe njeriun e momentit në këtë sport që humbi të gjithë sezonin pasi iu nënshtrua një operacioni.
Dëmtimi i Marquez, i hapi rrugën suksesit të madh të një spanjolli tjetër, Joan Mir me Suzuki, i cili la në hije emra të mëdhenj si Valentino Rossi apo Andrea Dovizioso duke u shpallur në fund kampion bote për herë të parë në këtë sport, në sezonin e tij të dytë në Moto Gp.
Mir me 171 pikë të grumbulluara në total la pas Franco Morbidellin me Yamahan dhe shokun e skuadrës Alex Rins.