Sezoni i ri i Formula 1 do të nisë më 28 mars në Bahrein, në pistën e Sakhir do të zhvillohet gara e parë sezonale.
Pas shtyrjes së fillimit të sezonit, Formula 1 ka vendosur gjithashtu që në këtë pistë të zhvillojë edhe testet e vetme dimërore.
Kështu, më 12-14 mars, skuadrat do të kenë vetëm 3 ditë në dispozicion për të testuar njëvendëshet e tyre. Formula 1 ka anulluar testet në Barcelonë (ishin planifikuar në shkurt), pistë ku ato zhvilloheshin zakonisht, për shkak të pandemisë.
Një vendim që ka penguar kryesisht pilotët e rinj që do të debutojnë këtë vit në Formula 1 të ambientohen me makinat e reja. Po ashtu, vetëm 3 ditë teste janë pak për skuadrat, çka e bën garën e parë sezonale mjaft interesante.