Qeveria e Malajzisë ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e pandemisë Covid-19, duke prishur planet e MotoGP. Në pistën e Sepang do të zhvilloheshin testet e para dimërore në motoçiklizëm, por tashmë gjithçka është anulluar.
Dorna, kompania që administron garat e MotoGP u shpreh se kjo datë nuk do të rikuperohet.
Për pasojë, për pilotët do të mbesin në fuqi vetëm testet që do të kryhen në pistën e Losail (Katar) më 10-13 mars, dy javë para fillimit të kampionatit.
Dorna ka bërë një përjashtim disa pilotë të rinj, që do të debutojnë në MotoGP këtë sezon. atyre u është dhënë mundësia që të testojnë motorët më 5-7 mars. disa skuadra janë shprehur të pakënaqura nga mungesa e shumë testeve, pasi nuk u jep mundësi të modifikojnë motorët e tyre në prag të garës së parë, po në Losail.