Pas zërave të javëve të fundit më në fund ka ardhur konfirmimi. Garat e Formula 1 do të nisin në orën fiks dhe jo më 10 minuta me “vonesë”, siç ka ndodhur sezonet e fundit.
Stefano Domenicali, presidenti i Formula 1 tha: “Ky vendim do të zyrtarizohet ditët në vijim, por këtë sezon garat do të nisën në orën e plotë. Pra në orën 14:00, 15:00 apo 17:00 dhe jo më 10 minuta pas orës fikse”.
Kjo shtyrje e garës me 10 minuta (psh, në Europë gara niste në orën 15:10) ndodhi për të lejuar reklamat të jepeshin në televizione, duke iu referuar modelit amerikan të sportit.
Për këtë rikthim në të shkuarën kanë qenë dakord të gjitha skuadrat dhe palët.