Edhe pse e ardhmja e Lewis Hamilton është ende në dilemë, piloti britanik shprehet në një intervistë për “Sport Week” se ëndrra e tij është të shpallet kampion bote për të 8-n herë në Formula 1.
“Titulli i tetë kampion bote do të ishte diçka e jashtëzakonshme për mua.
Kam frikë edhe ta përmend si numër, por ky është objektivi ku jam përqendruar me të gjitha forcat e mia”, tha Hamilton.
Britaniku është piloti me më shumë fitore dhe “pole” në historinë e Formula 1, por ende nuk ka rinovuar kontratën me Mercedes. Palët pritet të gjejnë brenda 2 marsit një marrëveshje, date kur do të bëhet prezantimi i makinës së re.