Makina britanike McLaren është e para që është prezantuar për fansat për sezonin 2021 të Formula 1. Jo vetëm kaq, por makina britanike ka zbritur edhe në pistën e Silverstone, për të realizuar 100km e lejuara nga FIA për “filming day” (xhirime për arsye konmerciale dhe sponsorët).
Këtë vit, McLaren do të përdorë motorin Mercedes dhe njëvendëshja britanike do të quhet McLaren MCL35M. Makina e këtij viti është një evolucion i asaj të përdorur sezonin e kaluar. Dy pilotët e McLaren për këtë vit janë australiani Daniel Ricciardo dhe britaniku Lando Norris.
Natyrisht që testet e vetme të lajuara nga FIA do të zhvillohen në Bahrein më 12 dhe 14 mars, por sot Ricciardo, që debuton me McLaren, ka përshkuar 100km në pistën e lagur të Silverstone.
Pritshmëritë nga makina britanike janë të mëdha, duke qenë se vjet u rendit e treta në botëror.