Presidenti i skuadrës së Ferrarit në Formula One, Mattia Binotto, ka deklaruar se nuk ka rivalitet brenda skuadrës dhe vetëm Ferrari është ajo çka ka rëndësi.
Presidenti i Ferrarit, ka prezantuar dy pilotët e ri të skuadrës për sezonin 2021.
Fjala bëhet për Carles Leclerc dhe Carlos Sainz që do të bashkohen me skuadrën.
“Nuk ka rivalitet, në fakt janë pilotët më të rinj që nga viti 1968, dhe po kërkojmë të zhvillojmë talentin për të ardhmen”, tha ai për “SkySport”.
“Viti 2021 nuk do të jetë i lëhtë, është vështirë të arrihet zbrazëtija e Mercedesit me vetëm një vit”, tha Binotto.
“Kemi përmirësuar shpejtësinë dhe motorin, duam të bëjmë mirë dhe të përmirësohemi. Këta pilotë kanë bërë mirë, mentaliteti dhe dëshira e fitores duhet të jetë gjithmonë”, përfundoi Mattia Binetti.