Skuadra amerikane Haas ka zbuluar makinën e sezonit 2021 të Formula 1.
Në këtë njëvendëshe dominojnë ngjyrat e flamurit rus (e kuqe, blu, e bardhë), kjo për shkak të njërit prej pilotëve të saj, Dmitry Mazepin. Ky i fundit ka sjellë mjaft sponsorë rusë, ndërkohë që piloti tjetër është gjermani Mick Schumacher, djali i Michael Schumacher. Të dy janë debutues në Formula 1.
Përveç ndryshimit të pamjes së jashtme, makina Haas nuk pritet të bëjë ndonjë diferencë të madhe nga ajo e sezonit të kaluar. Makina synon t’i largohet vendit të fundit këtë sezon dhe shpreson te grinta e dy pilotëve të saj, sidomos tek ajo e Mick.
“Dua të shfrytëzoj çdo mundësi që të jep gara për të grumbulluar pikë e fituar përvojë. Nuk më tremb mbiemri Schumacher, përkundrazi, më motivon”, tha Mick.