Drejtuesit e Formual 1 tani ka konfirmuar zyrtarisht se Portugalia do të jetë raundi i tretë i sezonit 2021.
“Ne jemi të entuziazmuar t’ju njoftojmë se Formula 1 do të garojë përsëri në Portimao pas suksesit të madh të garës vitin e kaluar.
Ne jemi të sigurt dhe të ngazëllyer për sezonin tonë 2021, pasi kemi treguar vitin e kaluar se mund të ofrojmë 17 gara në mënyrë të sigurt dhe t’i sjellim miliona tifozëve tanë gara emocionuese në një kohë të vështirë,” tha CEO i F1, Çejs Kerri dhe presidenti Stefano Domenikali.
Gara e vitit të kaluar u zhvillua përpara 27,000 tifozësh, ndërsa për këtë vit akoma nuk dihet nëse do të ketë tifozë, pasi vendimi do të merret nga autoritetet në javët e ardhshme.