Në pistën e Sakhir, në Bahrein, kanë nisur sot testet e para në Formula 1, në prag të sezonit 2021 që nis pas dy javësh.
Kohën më të shpejtë në sesionin e paradites e realizoi australiani Daniel Ricciardo me McLaren. Ai dha kohën 1’32”203, duke lënë pas Pierre Gasly me Alpha Tauri e Max Verstappen me Red Bull.
Probleme për makinën Mercedes të Valtteri Bottas, që përshkoi vetëm 6 xhiro dhe më pas u tërhoq për shkak të një problemi me kambion. Probleme teknike pati edhe Charles Leclerc me Ferrari, të cilit iu fik makina gjatë testeve, duke bërë që të valëvitej flamuri i kuq (në total përshkoi 59 xhiro).
Në pistë zbriti edhe Mick Schumacher, me makinë Haas, që u pozicionua i parafundit (la pas Bottas), shumë larg më të mirëve. Ai përshkoi vetëm 15 xhiro. Testet dimërore në Bahrein do të vijojnë deri më datën 14 mars.