Në ambientet e Kolegjit FAMA në Prishtinë, është mbajtur Kuvendi i Punës dhe zgjedhor i Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës. Me shumicë votash dhe pa kundërkandidat me mandat katërvjeçar 2021/2025 është rizgjedhur si Kryetar i FMK-së Nuhi Llugaxhiu
Për Nënkryetar janë rizgjedhur; Artan Spahiu - Nënkryetar i parë; Halit Rexhaj -nënkryetar i dytë. Për Drejtor Sportiv është rizgjedhur Alban Beqiri; për sekretar i përgjithshëm është rizgjedhur Elton Xhemajli
Kurse për anëtar të Bordit të FMK-së janë zgjedhur:
1. Nijazi Starabaja
2. Nijat Shabani
3. Hasan Gjesha
4. Asllan Muhaxheri
5. Ilir Behluli
6. Fidan Ahmeti
7. Jetulla Guri
8. Naser Ahmeti
9. Qëndrim Shabani
Me shumicë votash janë pranuar edhe klubet e reja në FMK;
1. Mc Steelwings - Pejë
2. Mc Dragojt e Gjeravicës - Deqan
3. McT Prizreni - Prizëren
4. Mc Enduro Leaders - Prishtin
Përfaqësues të FMK-së për Asamblenë e përgjithshme të Komitetit Olimpik të Kosovës, janë deleguar; Nuhi Llugaxhiu - Kandidat për anëtar të bordit të KOK-ut; Alban Beqiri - Delegat pjesëmarrës në asamble.