Testimi i parë në Bahrein Grand Prix, ka sjellë disa befasira.
Max Verstappen i Red Bull ishte piloti më i shpejtë, përpara Lando Norris të McLaren, Esteban Ocon të Alpine, Lance Stroll të Aston Martin dhe shoferin e ri të Ferrari Carlos Sainz.
Kushtet ishin të vështira gjatë gjithë ditës, me erëra të forta dhe një stuhi rëre që e bëri pistën të rrëshqitshme gjatë gjithë kohës. Periudha më e keqe ishte në fillim të testimit pasdite, kur pista ishte aq e ndyrë sa që makinat po gjuanin tufa rëre ndërsa qarkullonin në ajër.
Por kushtet u përmirësuan më vonë gjatë ditës dhe shoferët ishin në gjendje të përmirësonin kohën e tyre.
Por, Lewis Hamilton, Sebastian Vettel, Kimi Raikkonen dhe Charles leclerc dëshpëruan me kohëzgjatjen e tyre në testim.
Hamilton u rendit i 10-ti në listë, ndërsa Vettel i 13-ti dhe Raikkonen në vendin e 12-të.
Lista e plotë e të gjithë pilotëve në testimin e parë në Bahrein
1 Max Verstappen (Ned) Red Bull 1:30.674
2 Lando Norris (GB) McLaren 1:30.889
3 Esteban Ocon (Fra) Alpine 1:31.146
4 Lance Stroll (Can) Aston Martin 1:31.782 +
5 Carlos Sainz (Spa) Ferrari 1:32.869
6 Antonio Giovinazzi (Ita) Alfa Romeo 1:31.945
7 Daniel Ricciardo (Aus) McLaren 1:32.203
8 Pierre Gasly (Fra) Alpha Tauri 1:32.231
9 Yuki Tsunoda (Jpn) Alpha Tauri 1:32.727
10 Lewis Hamilton (GB) Mercedes 1:32.912
11 Charles Leclerc (Mon) Ferrari 1:33.242
12 Kimi Raikkonen (Fin) Alfa Romeo 1:33.320
13 Sebastian Vettel (Ger) Aston Martin 1:33.742
14 Roy Nissany (Isr) Williams 1:34.789
15 Nikita Mazepin (Rus) Haas 1:34.798
16 Mick Schumacher (Ger) Haas 1:36.127
17 Valtteri Bottas (Fin) Mercedes 1:36.850