Barazon rekordin e Michael Schumacher!
Më 28 mars, do të nisë sezoni 2021 në Formula 1. Për pilotin 41-vjeçar finlandez Kimi Raikkonen ky do të jetë sezoni nr.19 në Formula 1, duke barazuar rekordin e pjesëmarrjeve që mbahet nga Michael Schumacher dhe Rubens Barrichello.
Raikkonen garon në Formula 1 që prej vitit 2001 (asokohe me Sauber). Në vitin 2009, pas botërorit, ku u klasifikua i treti me Ferrarin, ai u shkëput nga garat, për t’u rikthyer në vitin 2012 (me Lotus). Në total, ai ka zhvilluar 329 gara dhe fituar 21 prej tyre.
Aktualisht, piloti finlandez garon me skuadrën e Alfa Romeo Racing (viti i tretë) dhe me shumë gjasa, ai mund të jetë në pistë edhe vitin e ardhshëm. Raikkonen është shpallur kampion bote vitin 2007 me Ferrarin.