Në përfundim të 3 ditëve prova të zhvilluara në pistën e Sakhir (Bahrein), piloti i ri gjerman Mick Schumacher, që këtë sezon do të debutojë në Formula 1 me makinën Haas, realizoi 155 xhiro.
Koha e tij më e mirë në këto prova ishte 1’32”053, natyrisht larg më të mirëve. Nuk ka qenë e lehtë për talentin gjerman, që synon të ndjekë gjurmët e babait të tij.
“Jam përpjekur që të kryej sa më shumë xhiro me makinën, për ta njohur atë sa më mirë.
Në përgjithësi, jam i kënaqur edhe pse patëm disa probleme të vogla. Jam munduar të jap dhe marr më të mirën, duke bashkëpunuar me skuadrën. Ndaj, mezi pres të provoj veten në garën e parë sezonale pas dy javësh”, u shpreh Mick Schumacher.