Lewis Hamilton e nis aty ku e la. Anglezi i Mercedesit e nisi me këmbën e mbarë edhe kampionatin botëror të vitit 2021 aty ku synon të arrijë një tjetër sukses për t’u shndërruar në pilotin më fitues të historisë së Formula 1 me 8 tituj kampion.
Hamilton triumfoi në garën e parë sezonale për këtë sezon pikërisht në Bahrein në pistën Sakhir pas një beteje me Max Verstappen në 5 xhirot e fundit, me pilotin e Red Bull që arriti ta parakalonte duke kaluar limitet e pistës dhe mori një penalizim nga komisarët, që i hapi rrugën suksesit të Hamilton, me holandezin që u kënaq me vendin e dytë.
Podiumi u kompletua nga Mercedesi tjetër i Valteri Bottas ndërkohë që vetëm vendi i 6-të për Ferrarin e Charles Leclerc i cili u rendit pas shpatullave të Norris dhe Perez.
Vetëm i 8-ti u rendit Carlos Sainz Jr me Ferrarin tjetër. E nisi me një vend të 15-të zhgënjyes, Sebastian Vettel aventurën te Aston Martin.