Piloti francez Fabio Quartararo me Yamaha fitoi sot garën e Çmimit të madh të Doha në MotoGP, gara e dytë sezonale, zhvilluar në pistën e Losial.
Fitorja e parë sezonale për francezin, që la pas patriotin e tij me Ducati, Johann Zarco (i dyti) dhe spanjollin Jorge Martin me Ducati Pramac (i treti).
Një garë e dominuar dhe fituar nga Quartararo, që tregoi supremacinë e motori Yamaha në këtë pistë, ashtu sikurse pat bërë Vinales një javë më parë.
Vinales sot u klasifikua i pesti, pas Alex Rins me Suzuki, ndërsa i gjashti u klasifikua italiani Francesco Bagnaia me Ducatin tjetër.
Tjetër garë zhgënjyese për Valentino Rossi, që me Yamaha Petronas u klasifikua në vendin e 16-të (e nisi atë nga vendi i 21-të). Gara e tretë do të zhvillohet më 18 prill, në Portugali.