Gara e Çmimit të Madh të Argjentinës në MotoGP është në dyshim për shkak të pandemisë Covid-19 dhe zjarrit që pushtoi këtë pistë pak kohë më parë.
Pas anulimit të kësaj gare vitin e kaluar edhe këtë vit rrezikon të përsëritet i njëjti skenar dhe gjasat janë që brenda pak kohësh të vijë njoftimi zyrtar për anullimin e kësaj gare.
Shkaqet janë dy: Koha e pamjaftueshme për ndërtimin e zonës së bokseve (garazhit të motorëve) të pistës “Termas de Rio Hondo” dhe pandemia Covid-19. “Për momentin nuk kemi marrë një vendim, por besoj se brenda korrikut do të vendosim për këtë pistë, ëq ka edhe probleme me infrastrukturën pas zjarrit”, the Ezpeleta, drejtuesi i MotoGP.
“Gara e Argjentinës nuk është e vetmja që ka një problem të tillë me pandeminë. Mund të shkojmë drejt organizimit dy garave në të njëjtën pistë, si dhe vjet, për të ruajtur numrin e parashikuar. Problem është që garat zhvillohen pa publik, pasi kjo ndikon në të ardhurat dhe pistat tërhiqen”, tha Carmelo Ezpeleta.