Piloti spanjoll Carlos Sainz këtë sezon garon me Ferrarin dhe impakti i tij me “kokëkuqen” në dy garat e para ka qenë pozitiv.
Gjithsesi, Sainz nuk është i kënaqur nga rezultatet e deritanishme, ndaj shprehet se ende nuk është në nivelin që ai ka patur kur garonte me McLaren. Spanjolli beson se pas 2-3 garash, kur të ambientohet edhe më mirë me Ferrarin, do të ketë një ritëm tjetër në pistë.
“Kam kaluar shumë kohë në fabrikë dhe po punoj fort me skuadrën. E ndjej se jam ende shumë larg pilotit që garonte me McLaren dhe këtë gjë e di edhe skuadra.
Duhet vetëm të punojmë më shumë, duke lënë që garat të ndjekin njëra-tjetrën dhe përvoja e ambientimi me makinën të bëjë punën e saj. Duhet që të gjithë të ndihmojmë njëri-tjetrin që Ferrari të jetë kompetitiv në pistë”, tha Sainz.