Valtteri Bottas ka siguruar pole position në Çmimin e Madh të Portugalisë.
Finlandezi i Mercedes i ka hequ nga duart pole-in numër 100 shokut të tij të skuadrës Lewis Hamilton, i cili është pozicionuar i dyti.
Në vendin e tretë është renditur Max Verstappen, para shokut të skuadrës Sergio Perez.
Carlos Sainz e ka pozicionuar Ferrari-n e tij numër 55 në vendin e pestë, ndërsa Charles Leclerc do ta nisë garën nga vendi i tetë.