Piloti finlandez Valteri Botas me shumë mundësi do të largohet nga skuderia e Mercedezit sezonin tjetër teksa vendin e tij do ta zërë piloti anglez i Uilliams, Xhorxhe Rasëll.
Botas nuk ka zhvilluar paraqitje të mira teksa me makinën më dominuese në kampionat ka arritur të fitojë vetëm 9 gara nga 44 të fituara nga shoku i tij i skuadrës, Luis Hamilton.
Drejtuesit e skuderisë gjermane nuk janë aspak të kënaqur me performancat e finlandezit, teksa zëvendësues i tij pritët të jetë Xhorxh Rasëll, i cili ka dalë nga shkolla e pilotëve të Mercedes Benzit.
Piloti britanik është vetëm 23 vjeç dhe shikohet si e ardhmja e Formula 1, teksa aktualisht garon për skuderinë Uilliams.