Lewis Hamilton mbërriti në Montekarlo me 14 pikë avantazh karshi Max Verstappen, por pas garës ai ndodhet 5 pikë pas rivalit holandez.
Piloti britanik nuk e kishte imagjinuar një rezultat kaq të dobët në Çmimin e Madh të Monako, ku u klasifikua në vendin e shtatë.
“Përpara kemi edhe 17 gara, shumë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë deri në fund. Nga gara e Montekarlo nxorëm një leksion shumë të mirë. Leksion për mua dhe veçanërisht për skuadrën, pasi gjithçka në këtë garë na shkoi ters”, tha Lewis Hamilton.
Britaniku mendon që tani për garën e radhës, në Baku (Azerbajxhan).
“Në fakt, edhe ajo është një pistë që i përshtatet Red Bull, por të shohim se si do të rrjedhin ngjarjet në pistë. E rëndësishme është të mos gabojmë më”, tha Hamilton.